Princ Harry habit me deklaraten e tij

Princi Harry po flet për vendimin e tij për të largimit nga jeta mbretërore në Britani.

Një Harry i çiltër, 36 vjeç, dha arsyet pse ai dhe partnerja Meghan Markle u zhvendosën drejt Kalifornisë, gjatë një interviste në The Late Late Show me James Corden të enjten në mbrëmje.

Vetëm disa ditë pasi u njoftua se çifti zyrtarisht nuk do punonte më për pallatin mbretëror. Në lidhje me këtë, Harry e bëri të qartë se ai “nuk do të largohet kurrë” nga familja e tij ose të lëkundet në përkushtimin e tij për të ndihmuar të tjerët.

“Ishte një mjedis vërtet i vështirë siç mendoj se shumë njerëz e panë. Të gjithë e dimë se si mund të jetë shtypi britanik. Po shkatërronte shëndetin tim mendor”, u shpreh Harry.

“Kjo është toksike, kështu që unë bëra atë që çdo burrë dhe atë që çdo baba do të bënte që është: ‘Unë kam nevojë ta heq familjen time nga këtu’, por ne kurrë nuk u larguam.”

“Pavarësisht nga vendimet që merren në atë anë, unë kurrë nuk do të largohem”, tha Harry duke iu referuar Familjes Mbretërore. “Unë gjithmonë do të kontribuoj. Jeta ime është shërbim publik kështu që kudo që të jem në botë do të jetë e njëjta gjë.”

Të premten e kaluar, Pallati Buckingham konfirmoi se Harry dhe Meghan nuk do të kthehen si punonjës mbretëror. Njoftimi erdhi pak më shumë se një vit pasi Duka dhe Dukesha e Sussex ndanë së pari planet e tyre për të dhënë dorëheqjen, e cila erdhi me një periudhë rishikimi një vjeçare. Si pjesë e largimit nga detyra, ata nuk do të mbajnë më patronazhet e tyre (përfshirja e tyre mbretërore me bamirësi të shumta të Mbretërisë së Bashkuar).

Në përgjigje, Princi Harry dhe Meghan u përgjigjën me një deklaratë që i referohej theksuar Mbretëreshës: “Ne të gjithë mund të jetojmë një jetë ku të shërbejmë. Shërbimi është universal”