Buckingham Palace ka konfirmuar që Princ Harry i Britanisë së Madhe dhe gruaja e tij, Meghan, nuk do të rikthehen më në detyrimet e tyre mbretërore. Një gjë e tillë do të thotë që Harry duhet që të dorëzojë titujt e tij ushtarakë.

Pallati mbretëror u shpreh që caktimi i Harry-t si një kapiten i përgjithshëm i Marinës Mbretërore dhe i grupimeve të tjera ushtarake do t’i rikthehet Mbretëreshës Elisabeta II.

Duka dhe Dukesha e Sussex vendosën që të largoheshin nga angazhimi me kohë të plotë në familjen mbretërore në fillim të vitit 2020, duke cituar ndërhyrjet e padurueshme dhe qëndrimet raciste të medias britanike.

Sidoqoftë, ishte rënë dakord paraprakisht që vendimi do të rishikohej pas një viti.