I ftuar në emisionin Ekopolitikë nga gazetari Besart Kadia në RTV Ora, ekonomisti dhe pedagogu Rezart Prfiti tha se biznesi nuk ka nevojë për ndihmë komuniste ose ekonomike por për likuiditet.

Rezart Prifti: ”Nuk ka nevojë për ndihmë komuniste ose ekonomike por për likuiditet. I gjithë biznesi ka nevojë për likuiditet. Paketa 1, paketa 2, paketa 3, paketa 77 kanë qenë idiotlliqet më të mëdha në perceptimin ekonomik. Nuk ka logjikë fare ekonomike. Asnjëra nga paketat nuk ka logjikë ekonomike. Kam një pyetje. Si ka mundësi që asnjë dhomë industrie nuk ka dalë vetë me një paketë që t’ia porpozojë qeverisë? Meqë qeveria qeka kaq e paaftë.’