Eneda Tarifa jep arsyet sepse nuk do të jetë pjesë e “The Voice Kids”

Lista e personazheve të njohur shqiptarë që janë prekur nga Covid-19 është shtuar ditët e fundit, në përpjesim të drejtë edhe me situatën e pandemisë në vendin tonë, teksa numri i rasteve ditore është në rritje. E fundit që ka ndarë me publikun lajmin se ka rezultuar pozitive me koronavirus është Eneda Tarifa

Këngëtarja, me anë të postimeve në Instagram, ka treguar se menjëherë sapo ka parë që ka humbur sensin e shijes dhe nuhatjes, simtoma shumë të zakonshme të Covid+19, ka bërë tamponin, i cili është kthyer pozitiv.  Kështu, Eneda është vetëizoluar menjëherë, së bashku me vajzën, e cila dy ditët e fundit ka qenë në gjendje gripale, me temperaturë 37.5-37.9. Shenja që mund të jenë edhe të koronavirusit.

Dje më iku shija dhe nuhajta e kjo ishte shtysë që të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezulton që e kam marrë por nuk e di se nga ku sepse unë jam shumë e kujdesshme. Jam  komplet asimptomatike, nuk ndjej asgjë. E vetmja gjë që më shtyu të bëja edhe tamponin ishte fakti që humba nuhatjen. Unë jam një qejflie ushqimi e jashtëzakonshme dhe kur nuk ndjej shijen e ushqimit ndihem keq. Ja edhe tani po pi një kafe dhe nuk e di fare çfarë shije ka, Shpresoj të mos përkeqësohem, por mesa po kuptoj ky është maksimumi i simptomave të mia, Mjekim për momentin nuk po marr.”- thotë moderatorja e “Portokalli” në videon e parë që ka shpërndarë në Instagram.