Presidenti i Brazilit rezulton pozitiv ndaj Covid

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, raportohet të ketë rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Lajmi është dhënë nga mediat lokale, ndërsa të hënën mbrëma ai njoftoi se kishte shkruar në spital për të bërë një skanim mushkërish. Presidenti brazilian raportohet t’i jetë nënshtruar testit pasi ka zhvilluar simptoma, duke përfshirë edhe temperaturë.

Më vonë, u njoftua se një test i bërë veçmas tregoi se mushkëritë e tij ishin të “pastra”. Raportohet po ashtu se Bolsonaro i anuloi të gjitha aktivitetet e tij zyrtare derisa të merrte rezultatet e testit.

Zyra e presidentit njoftoi të hënën: Presidenti, për momentin është me shëndet të mirë dhe vijon të jetë në rezidencën e tij.”

Në muajt e fundit, disa nga ndihmësit e Bolsonaro-s janë infektuar me koronavirusin. Sidoqoftë, presidenti është parë shpesh duke kundërshtuar kufizime të tilla si vënia e maskave dhe praktikimi i distancimit social.

Kujtojmë këtu se Brazili, deri më tani, është vendi më i prekur nga pandemia në Amerikën Latine si dhe i dyti në botë ra i përket rasteve të konfirmuara me Covid-19.