Prapaskena e çiftit të ri të showbizz-it, Seldi Qalliu nis histori të re me Gerta Shinon

0

Seldi Qalliu përflitet sërish për jetën e tij private dhe kësaj here për një histori të re me një ishlojtare të “Big Brother”, Gerta Shinon. Kujtojmë që dhe Seldi ka qenë një ish konkurrent i këtij “reality show” dhe ashtu si famën që e ka të ndarë mes muzikës e “Big Brother”, po ashtu dhe të dashurat i ka pjesë të këtyre dy fushave.

Kështu, pas lajmeve se ishte në një romancë me Keisin, vajzën këngëtare të Sabianit, tashmë po përflitet për një histori të re me Gerta Shinon, ishlojtaren e “Big Brother”. U përfol se ajo është ndarë nga partneri Florenti dhe ka një lidhje me Seldin, e shkak i këtyre aludimeve u bënë pikërisht rrjetet sociale, aty ku shihet se çifti kishte fshirë të gjitha fotografitë që shfaqeshin bashkë. Madje, para pak ditësh Gerta u pa në shoqërinë e këngëtarit dhe menjëherë u aludua për një lidhje të mundshme mes tyre.

“Seldin e kam shok”, tregoi Gerta për mediat, duke u lënë një derë të hapur konfirmimeve të të mundshme për një histori të re në botën e showbizz-it mes saj dhe Seldit. E duket se në kaq vite karrierë, rastësisht apo qëllimisht, Seldi duket se i alternon partneret, pasi sa mbaron historinë me një vajzë “Big Brother”, nis Artisti e bën jetën si në “reality show”, ndër vite ndërron lojtaret e “Big Brother” me këngëtaret atë me një këngëtare dhe e kundërta. Kujtojmë që pas pesë vitesh bashkë, këngëtari i njohur Seldi Qalliu dhe ish-e fejuara e tij, Dafina Zeka, vendosën që t’i jepnin fund lidhjes së tyre në vitin 2016.

Në atë kohë, Seldi u shpreh se “ajo iku, kaq ishte e shkruar”. Madje, ai shtoi se janë ndarë në mënyrë të qytetëruar. E teksa kanë kaluar 3 vite nga ndarja e tyre e bujshme, pak kohë më parë u mësua se Dafina është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur babai i saj, politikani i njohur Milaim Zeka. Ky i fundit publikoi disa fotografi në profilin e tij në “Facebook”, ku shfaqej duke festuar pasi kishte mësuar se ishte bërë gjysh.

“Sapo mora lajmin e gëzuar se u bëra gjysh. Vajza ime, Dafina, lindi një vajzë. Po festojmë së bashku me Edën dhe disa miq nga Brukseli dhe Gjermania. Që Dafina ka lindur një bebe, kjo është e vërtetë, që unë u bëra gjysh, kjo është rrenë…”, ka shkruar me humor Zeka, i përfolur si deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Nisma Socialdemokrate. Kujtojmë që Dafina është e dyta ish-e fejuar e Seldit që bëhet nënë pas ndarjes prej tij. E para ishte Domenika Çaushaj, vajza nga Vlora që Seldi e njohur në “Big Brother” dhe pas daljes vendosi të fejohej me të.

Ndryshe nga historia me Dafinën, ndarja nga Domenika u pasua me konflikt e polemika. Pas “Big Brother”, Domenika iu rikthye jetës në Itali, ku pas pak vitesh u bë nënë e një djali. Vitet e fundit ajo punonte pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Romës si asistente teknike në skenografi. Nga ana tjetër, Seldi Qalliu, pasi i dha fund lidhjes me të, u nda edhe nga e fejuara prej pesë vitesh, Dafina Zeka, dhe e fejuara tjetër këngëtare, Mimoza Shkodra. Pas ndarjes nga Mimoza u fol se ai kishte nisur një histori të re me Keisi Medinin, vajzën e Sabianit, dhe tani përflitet me Gertën e “Big Brother”.

Në fillim Seldi tregoi për mediat se arsyeja pse ata shiheshin gjithmonë bashkë ishte puna për klipin e tyre. Por pas këtij bashkëpunimi, ata u panë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në dhjetor 2018, kur daton fotoja e fundit e Seldit me Keisin në “Instagram” për të stopuar aty. Pas kësaj historie rozë të komentuar në media, Seldi stopoi dhe jetën virtuale, pasi prej muajsh nuk poston asgjë nga aktiviteti i tij aktual. Duket se kënga me Keisin me titull “S’ka dashni” është një fabul që i përshtatet dhe historisë së tij të jetës deri tani, me tri fejesa të dështuara. Nuk dihet nëse Seldi është tipi i djalit të vështirë në marrëdhënie, apo nuk ka fat në dashuri sa t’i çojë fejesat në martesë.