Policia dhe ushtria ‘zbarkojnë’ në zyrat operative të Albcontrol

Pamjet që shihni vijnë nga jashtë ambienteve të zyrave operative të Albcontrol në Rinas. Në videon e siguruar për ‘BalkanWeb’ shihet prezenca e forcave të FNSH-së, si dhe dy mjete të policisë.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për ‘BW’ pak çaste më parë se në ambientet e aeroportit mbërriti policisë dhe ushtria, kontrolle këto për efekt sigurie.

Me grevën e 65 kontrollorëve të Albcontrol është pezulluar puna në aeroportin e Rinasit, duke ndërprerë kështu fluturimet hyrëse dhe dalëse.