Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në fjalën e tij në Kuvend, foli dhe për punonjësit e pòlicisë që kishin shkuar në protestën për mbrojtjen e Teatrit pa numrin e identifikimit. Lleshaj tha se pòlicët nuk kanë shkuar atje individualisht, dhe nëse kërkohet përgjegjësi për sjelljen e tyre ajo duhet të kërkohet te vetë ai dhe te Ardi Veliu.

Fjala e Lleshajt: Dua të them që kemi të bëjmë me çështje themelore. Diskutimet kanë targetuar pòlicinë e shtetit. Është e pafalshme të përfshihet pòlicia në mes të këtij diskutimi për kulturën. Çfarë duhet të bënte pòlicia më 17 maj 2020? Çfarë duhet të bënte pòlicia gjatë protestave të dhun.shme të vitit 2012?

Përgjigija e të gjithëve ishte hiqini kapelen pòlicisë së shtetit sepse dua të realizoj një qëllim që s’mund ta arrij në mënyrë tjetër. Kjo është të kthehemi mbrapsht. Nuk e di nëse ata që artikulojnë pa turp thirrjen hiqni kapelen për pòlicinë a e mendojnë qoftë edhe një ditë vendin pa pòlicinë. Nëse dikush ia bën pyetjen vetes se si mund të duket vendi pa pòlicinë e saj… le të kuptojnë se çfarë ndodh në një vend kur pòlicia heq kapelen. E hoqën kapelen në vitin 97 dhe ndodhi ajo çfarë ndodhi…

Më 17 maj 7 pòlicë kanë përfunduar në spital të gjak.osur, nga ata që duan të na vendosin antikulturën. Dhe nuk kam të dhëna që pati të lënduar prej protestuesëve. Nëse kemi vendosur të jetojmë se bashku e vetmja gjë që na mban bashkë është ligji. Kundërshtimi i punonjësit të pòlicisë është vepër penale edhe go.ditja po ashtu. Atëherë duhet të jemi të gatshëm të pranojmë konsekuencat e këtij veprimi. Është vendosur nga ligji mes dy palëve nuk lejohet nuk është e moralshme dhe korrekte që sulmi të drejtohet ndaj pòlicisë së shtetit.

Kam dëgjuar shumë nga ata që kanë kërkuar numrin e tyre të identifikimit. Punonjësit e pòlicisë skanë qenë atje individualisht… nëse kërkoni përgjegjësit jam unë është drejtori i pòlicisë. Për çfarë u duhen emrat e tyre individuale për të intimiduar personalisht punonjësit e pòlicisë.