Lulzim Basha ka përshëndetur sot deklaratën e zyrtarëve të Këshillit të Europës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej ditësh në kuadër të nismës “Po të dëgjoj” ka zhvilluar disa takime me qytetarët ku është njohur nga afër me problemet e tyre. Ditën e sotme lideri i PD-së ka postuar një shkrim në Instagram, ku shprehet se dëshiron të dijë mendimet e qytetarëve shqiptarë për shumë çështje. Por si fillim Basha preferon t’ia nisë me problemet e rinisë.

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le të nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimim i parë që do të merrni për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri. “Po të dëgjoj”, shkruan Basha në Instagram.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur së fundmi të takojë qytetarë në Tiranë që t’i pyesë rreth shpenzimeve ditore dhe se si ja dalin me problemet e përditshme. Herën e kaluar, Basha u takua me Verën, pensionisten që paguante 120 mijë lekë drita. PO ashtu Basha ka vizituar edhe një pikë servisi makinash ku takoi pronarin e pikës që quhet Nik, ku folën për xhiron ditore dhe shpenzimet.