Ditën e sotme në Elbasan anëtarët e komunitetit rom, ne lagjen “Emin Matraxhiu” që e mbanin jetesën e tyre duke shitur rroba të përdorura kanë dalë në protestë, për shkak se thonë se janë të braktisur nga ana e shtetit dhe po vuajnë urie.

Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë ushqimore nga ana e Bashkisë, ndërkohë që thonë se nuk kanë më se me çfarë të ushqejnë fëmijët e tyre. Edhe pse grumbullimet janë të ndaluara, ata nuk pyesin as për kushtet mbrojtëse, dhe aq më pak për të pasur distancë mes tyre.

Edhe me trishtues eshte rrefimi i nje prindi i cili thekson se prej disa ditesh femijet i ushqen me miell dhe uje.


“Jemi duke ngrënë makarona me ujë, faleminderit për respektin që po na bëni ju si media. Ne nuk kemi marrë absolutisht asnjë ndihmë, le të vijë shteti këtu dhe të ballafaqohet me ne. Kryeministri ta shohi mirë këto punë, pasi duket se Ali Baba ka dhe 40 hajduta. Tani që e ndërprenë tregun ku do të shkojnë këta, ku do të punojnë”, shprehet një anëtar i komunitetit rom.

“Na gënjejnë, na mashtrojnë, shkuam dhe u regjistruam dy herë me karta, nuk jemi serbë, ne kërkojmë të dalim në tregje dhe të ushqejmë fëmijët, ose të na japin ndihma. Jemi duke i ushqyer fëmijët me ujë dhe me miell”, shprehet një tjetër qytetar.
150 familje prane stadiumit ne Elbasan thone se nuk kane marre asnje pako ushqimore.


Media Line News!