Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për hapjen e shkollave në shtator, pavarësisht shifrave të larta të infektimeve dhe vīktimave nga koronavirusi. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila tha se nxënësit do të ndahen në grupe të vogla nëpër klasa, duke e zhvilluar mësimin me turne. Ministrja Shahini bëri me dije se nga sondazhi i zhvilluar mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve rezultoi se 87% e tyre dëshironin kthimin në shkolla dhe vetëm 13% ishin për vijimin e mësimit online. Sa i takon rrezikut nga koronavirusi, Shahini tha se do të merren masa për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve. “Ne duam t’i hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave që kanë shkollat”, tha ministrja mes të tjerash.

Një ditë pas fillimit të shkollës, pezullohet mësimi në Ersekë pasi sanitarja rezulton pozitive me Covid-19

Pezullohet mësimi në shkollën Papa Kristo Negovani në Ersekë, pasi rezultoi pozitive me Covid-19 sanitarja e kësaj shkolle.

Mësohet se situata do jetë e tillë pasi të dalin përgjigjet e tamponëve të marrë. Dyshohet se 12 mësues janë të prekur me Covid në këtë qytet.

Gjatë një pronocimi për Faxnews, ka ardhur reagimi i një prej mësuesve. Duke dashur të ruajë identitetin, mësuesi shprehet se fillimisht pozitiv me virus ka dalë pastruesja e shkollës.

Ai shton se 10 mësues të institucionit arsimor janë përzgjedhur dhe pasi kanë kryer tamponin janë izoluar pa marrë përgjigjie nga testimet.

Mësuesi kërkon që të gjithë t’i nënshtrohen kryerjes së tamponit pasi 20 mësues dhe dy sanitare nuk i janë nënshtruar testimit, ndërsa mësimi vijon ende niormalisht dhe pas lajmit që regjistron një shifer të lartë të mësuesve të prekur në këtë qytet.