Përzierja me 3 përbërës që pastron mëlçinë dhe veshkat

Detoksifikimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj, në mënyrë që të nxirrni jashtë trupit të gjitha organizmat toksikë. Ushqimet janë një mënyrë shumë e mirë dhe efektive për këtë proces.

Baza e këtij toniku është panxhari ,që përdoret gjërësisht në Evropën Lindore. Është një perime e shëndetshme dhe me shumë vlera ushqyese, që ka fuqinë të pastrojë mëlçinë, veshkat dhe të përmirsojë sistemin e tretjes. Kjo është një recetë ruse, të cilët e kanë përdorur atë gjithmonë për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore si për të pastruar gjakun, për të përmirsuar shëndetin e zorrëve, etj.

Përgatitja e këtij ilaçi natyral nuk kërkon ndonjë përpjekje të madhe sepse ju duhen vetëm pak minuta, por është procesi i fermentimit ai që do të marrë disa ditë.

Përbërësit:

  1. 4panxharë.
  2. 1 lugë gjelle kripë.
  3. Ujë i filtruar.
  4. Opsionale (lëkurë limoni, lëkurë portokalli,1 copë xhexhefil).

Përgatitja:
Së pari lani panxharët, prejini në kubë dhe shtojini në një enë qelqi. Hidhni në të ujin e filtruar, duke lënë 1 centimetër bosh. Shtoni më pas kripën , lëkurën e limonit, portokallit dhe xhenxhefilin për shije, sipas dëshirës.

Lidheni enën me një copë dhe vendoseni atë në një vend të errët në kuzhinë për 3 deri në 5 ditë. Kontrollojeni çdo ditë për të hequr shkumën që krijon në sipërfaqe.
Procesi i fermentimit përfundon atëherë kur toniku ka marrë një ngjyrë të kuqe të thellë dhe ka krijuar flluska në sipërfaqe. Më pas mbulojeni me kapak dhe vendoseni në frigorifer.

Konsumoni 120 ml dy herë në ditë në mënyrë që të pastroni mëlçinë, veshkat dhe gjakun nga të gjitha lëndët e panevojshme