Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi përplasi disa mjete dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos iu bindur urdhrit të efektivëve.

I arrestuari është identifikuar me inicialet Xh. V., banues në Durrës. I riu akuzohet për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, i shtetasit Xh. V., 20 vjeç, banues në Durrës.

Po ashtu, autoritetet e Durrësit kanë vënë në pranga dhe një 30-vjeçar në lagjen nr.13 pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike marjiuanë dhe një grirëse.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tij shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 48 gr. lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë.

Tashmë i arrestuari akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.