Italia nis fazën e tretë të hapjes: Nga sot hapen kufijtë me Shqipërinë, sallat, kinemat dhe qendrat verore

Italia gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar një rënie të numrit të vìktimave, në krahasim me ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë Italiane bën me dije se, gjatë orëve të fundit janë shënuar vetëm 15 vìktima nga koronavirusi, për një total prej 34,833 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 223, duke e çuar në 241,184 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 384, duke shkuar në 191,467 numri i atyre që kanë fituar betejen me Covid 19 deri më tani.