Përmbytje të mëdha në disa zona të Michigan pas shpërthimit të dy digave

Reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit në Michigan kanë sjellë shpërthimi e dy digave në pjesën qendrore të vendit duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona.

Vetëm 24 orët e fundit, autoritetet iu kanë bërë thirrje mijëra banorëve që jetojnë pranë dy liqeneve që të evakuohen pasi situata nga përmbytjet është shumë e rëndë dhe ujë në disa vende ka arritur në lartësinë 2.7 metra.

Situata shfaqet shumë e rënduar në Michigan, por përmbytje ka pasur dhe në Chicago, Illinois, Ohio dhe shtete të tjera.