Koronavirusi ende vijonë të kap shifra të larta të infektuarish në Itali.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9.630 raste të reja dhe 274 persona të vdekur nga COVID-19.

Ndërsa rastet pozitive janë në rënie, viktimat kanë shënuar rritje, pasi një ditë më parë u raportuan 232 vdekje, 42 më pak.

Aktualisht, janë 2 118 persona të shtruar në kujdesin intensiv për COVID-19 në të gjithë Italinë, teksa vetëm sot  janë shtuat 162 pacientë.