Është shtruar në Reanimacionin e Spitalit Covid-2, mjeku Alban Hatibi, i cili kishtev rezultuar disa ditë më parë pozitiv me Covid 19.

Mësohet se gjendja e mjekut, është përkeqësuar orët e fundit, dhe është dashur që ai të shtrohet në reanimacion. Sipas informacioneve Hatibi është vetë mjek anestezist-reanimator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, nga ku duket të ketë rënë dhe në kontakt me virusin.

Situata në vendin tonë vijon që të jetë e rënduar, ku vetëm sot u raportuan 4 persona që humbën jetën, dhe 120 të tjerë që rezultuan pozitiv prej testimeve. Sëmundjes nuk i kanë shpëtuar as dhjetra personel mjekësor, të cilët janë në frontin e parë të përballjes me Covid 19.

Në dy spitalet Covid aktualisht po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.