Një pikë servisi makinash është përfshirë nga flakët, mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan – Ish-kombinati Metalurgjik, ku janë ngritur re të mëdha tymi.

Servisi i përfshirë nga flakët tregton pjesë këmbimi automjetesh. Brenda tij ishin të paktën dy automjete të cilat janë djegur.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë duke u përpjekur të shuajnë flakët.

Ende nuk dihet shkaku i flakëve, nëse ato kanë ardhur aksidentalisht apo nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme