Një apartament në katin e katërt të një pallati pranë stacionit të Trenit në Durrës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Dyshohet se në kuzhinën e këtij apartamenti ka rënë zjarr. Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.

Si pasojë e tyre ka pasur dëme materiale në kuzhinë, ndërsa dhomat e tjera nuk janë prekur. Paraprakisht dyshohet se shkak i flakëve është bërë një shkëndijë elektrike.

“Më datë 27.09.2020, rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Dh.H., dhe ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.