Performanca live e Elvana Gjatës zhgënjen publikun

Këngëtarja Elvana Gjata prej kohësh është përfolur në media si fituesja e Festivalit të Këngës 2019 në RTSH, i cili këtë vit është organizuar nga dyshja Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.

Mbrëmjen e kaluar ishte dhe nata e parë e Festivalit, ku Elvana Gjata performoi këngën e titulluar ‘Me tana’.

Por performanca live e artistes në skenë, duket se ka zhgënjyer fansat të cilët nuk kanë nguruar që të thonë mendimin e tyre hapur në rrjetet sociale.

“Skandal performanca! U tmerrova kur e dëgjova, bëja tifo për të por se meriton të përfaqësoje shqiptarët. Shkojmë për të kënduar jo për dapadupe. Mos na turpëroni.”- shkruan një komentues.

“Interpretimi live nuk ka lidhje fare më këngën e prezantuar në You Tube”- shkruan një tjetër.

Performanca live e Elvana Gjatës zhgënjen publikun Performanca live e Elvana Gjatës zhgënjen publikun