Përdoruesit e iPhone-ve të rini 11 Pro janë të “frikësuar” nga dizanji i ofruar

0
Përdoruesit e iPhone-ve të rini 11 Pro janë të

Vetëm pak ditë më parë kompania Apple prezantoi modelet më të reja të Iphone, iphone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max. Gjithçka është e përmirësuar në modelet e reja duke filluar që nga ekrani, procesorët, bateri më jetëgjatë, si dhe tre kamera të reja.

Ndonëse pritej që modelet të pëlqeheshin shumë nga fansat e Iphone duket se ka ndodhur e kundërta.

Pamja e kamerave, tre rrathë të vegjël mbrapa, u shkakton disa personave tripofobi, që është frika nga sipërfaqet e vrimëzuara, të imëta, si hoje bletësh ose e anasjellta, me gunga të vogla dhe të shpeshta.

Për këtë fakt ka patur reagime të shumta në Twitter nga persona që shprehen se nuk e duan një aparat të tillë.

Të tjerë kanë shkruar se imazhi i ri i iphone-ve ngjan me pamje të ndonjë  demoni, tepër të frikshme dhe horror.

Ende nuk ka një reagim nga kompania e njohur për ato çfarë thuhet në rrjete sociale për modelet e reja.