Përcaktohen 16 çiftet e raundit të parë me eliminim direkt në Europa League. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës rezervoi disa çifte mjaft interesante, duke vënë përballë njëra-tjetrës skuadra pretendente.
Kështu, nuk patën në fat dy gjigantët anglezë, Manchester United dhe Arsenali. “Djajtë e Kuq” do të përplasin “brirët” me Real Sociedadin, ndërsa “Topçinjtë” e Londrës kanë një detyrë jo pak të vështirë përballë Benficas.
Goglat i buzëqeshën Tottenhamit, që do të provojë forcat me Wolfsberg, ndërsa Leicester City duhet të eliminojë Slavian e Pragës të ish-sulmuesit të Skënderbeut, Peter Olaynka.
Me fat deri diku Milani, që do të ketë përballë Crvena Zvezdan, ndërsa Napoli “peshkoi” Granadan. Roma ndërkohë do të duhet të heqë qafe skuadrën portugeze, Braga.
Faza 1/16
Wolfsberg – Tottenham
Dinamo Kyiev – Club Brugge
Real Sociedad – Man. United
Benfica – Arsenal
Crvena Zvezda – Milan
Antwerp – Rangers
Slavia Prague – Leicester City
Salzburg – Villarreal
Braga – Roma
Krasnodar – Dinamo Zagreb
Young Boys – Bayer Leverkusen
Molde – Hoffenheim
Granada – Napoli
Maccabi Tel-Aviv – Shakhtar Donetsk
Lille – Ajax
Olympiacos – Psv