Ndërrimi i viteve për disa familje është një moment i vecante, pasi kremtohet pranë njerëzve të dashur dhe me tavolinat plot,ndërsa për disa të tjerë ditë e zakonshme. Për këta të fundit festa ska kuptim. Ata lutem vetëm të kenë shëndet. Media Line News ishte nw familjen Nergjoni, ku vetwm festw nuk kishte.


Mamaja e katër fëmijëve Mirela Nergjoni flet për vështirësitë që kalojnë cdo ditë. Shtëpia iu dogj vite më parë, ndërsa shoqatat jo qeveritare i strehuan në një banesë e cila nuk plotëson as kushtet më minimale. Gruaja thotë se tryeza sonte do të jetë modeste, me ato pak gjëra që i kanë falur të afërmit. Zemra i ligështohet kur mendon se nuk mund ti gëzojë dot fëmijët, ndonëse me i vogli i ka kërkuar dhuratë.

As ajo dhe bashkëshorti nuk punojnë. E vetmja e ardhur është ndihma ekonomike. shpreson që dikush ta vërë dorën në zemër dhe ti ndërtojë një shtëpi,modeste.

ý

Më i vogli i familjes Henri 10 vjec ska marrë asnjë dhuratë, madje asnjëherë ska marrë një të tillë. Ndërkohë shpreson shumë që 2020 ta sjellë një shtëpi.

6 anëtarët e familjes Nergjoni jetojnë në fshatin Bujgjës në Elbasan. Të dy prindërit e papunë të sëmurë janë dorëzuar para fatit.Sikur të mos mjaftonte edhe fëmijët kanë probleme shëndetësore. Më të rriturit refuzojnë të ekspozohen në media, pasi i druhen paragjykimit të shoqërisë, ndërsa të vegjëlit nuk kanë shumë ëndrra, ato janë venitur me varfërinë.