Pedagogia në Gjirokastër rezulton pozitive me Covid

Një pedagoge në Gjirokastër ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Abc News raporton se bëhet fjalë për një pedagoge në departamentin e Ekonomikut në Gjirokastër, të universitetit “Eqerem Çabej”.

Pedagogia dyshohet se virusin e ka marrë nga studentët e ardhur nga rrethet. Mësohet se ajo ka pasur simptoma si diare, temperaturë dhe humbje të shqisës së nuhatjes.

Prej fillimit të qershorit situata nga koronavirusi në vend është rënduar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se kanë ndërruar jetë dy pacientë të tjerë tek Infektivi, duke e çuar deri më tani në 83 numrin e viktimave.