PD i përgjigjet Rames: Jemi 100% për hapjen 100% të listave

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzës së socialistit Taulant Balla, i cili tha se deklaratat e bëra nga kreu i PD, Lulzim Basha ndaj mjekëve, shkaktoi sulmin në qendrën shëndetësore në Elbasan.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan në rrjetet sociale se ngjarja është e rreme dhe socialistët duan të fajësojnë për këtë gjë Bashën.

Bardhi shprehet se qeveria nuk ka asnjë përgjigje për fshehjen e numrit të viktimave të shkaktuar nga COVID-19. Ai i bën thirrjet Prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga pandemia.

Reagimi

Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia. Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës.