Kryetari i Partisë Demokratike gjatë një deklarate për mediat pas përfudnimit të protestës së thirrur nga Aleanca për Teatrin tha se opozita do të mbështesë protestat e ardhshme.

“Opozita dhe PD do të mbështesin të gjitha protestat e Alenacës për Teatrin, kudo që të ketë protesta. Shpresa e Edi Ramës se do të shuate protestat nëpërmjet frikës ka marrë fund.

Ky do të jetë fund i tiranisë së Edi Ramës. Ky fund do të jetë i shpejtë. Ne do të rindërtojmë Teatrin në vendin ku ishte sipas të gjitha parametrave dhe jemi zotuar për dërgimin prapa hekurave të gjithë personave të përfshirë në këtë krim. Sot tregoi se nisi një ditë e re shprese.”- tha Basha.