Çifti më i famshëm i showbiz-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt i dhanë fund martesës së tyre 3 vite më parë. Megjithatë, procedurat e divorcit kanë vazhduar për tre vite me radhë, pasi dyshja ende nuk e ka vendosur si ta ndajë pasurinë mes tyre.

Problem gjithashtu është bërë edhe kujdestaria e fëmijëve, për të cilën po luftojnë të dy. Megjithatë, pas 3 vitesh të lodhshme, burime pranë aktorëve kanë treguar se më në fund marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar. Ata po bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje së bashku dhe për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemeve të tyre. Sipas burimeve, tensioni mes tyre është larguar dhe marrëdhëniet janë më mirë se më parë.

“Përplasja” e fundit e çiftit ishte në muajin nëntor dhe asokohe u duk se gjërat s’do të zgjidheshin kurrë. Jolie besonte se Pitt ishte shkaktari që jeta e saj dhe e fëmijëve ishte shkatërruar. Ende nuk e dimë ç’ndodhi, megjithatë presim të mësojmë çfarë ka vendosur dyshja për divorcin e tyre.

Së fundmi, Angelina u përfol për një lidhje të re dashurie me një mashkull misterioz, ndërsa Brad u përfol për romancën e tij të re me aktoren Alia Shawkat, pasi u panë shumë herë së bashku, shkruan iconstyle. Megjithatë, gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve dhe ende nuk kemi asgjë konkrete nga asnjëra prej palëve.