Dështon misioni përmbysje për Partizanin, që i thotë lamtumirë Kupës së Shqipërisë, pasi nuk shkoi më shumë se një fitore 3-1 përballë Besëlidhjes në “Elbasan Arena”, me lezhjanët që kishin fituar 3-0 në ndeshjen e parë.

“Të kuqtë” kishin ftuar tifozët të ishin të shumtë në numër, për të provuar përmbysjen, por Hajdari shënoi për lezhjanët që në minutën e 5-të dhe komplikoi gjithçka, pasi për kalimin në çerekfinale tashmë kryeqytetasve u duheshin 5 gola.

Bruno Telushi ishte i vetmi që nuk u dorëzua për asnjë moment dhe arriti të shënojë tre herë në portën e lezhjanëve, duke i dhënë fitoren partizanit 3-1, por që nuk u shërbeu “të kuqve” për të kaluar në çerekfinale.

Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, kampionati mbetet objektivi i vetëm i kryeqytetasve, që është aty nuk është se po impresionojnë me paraqitjet e tyre, ndonëse vlen të theksohet se janë ende në garë.