Ja deputetët që largohen nëse marrin konfirmimin për kandidatë në zgjedhjet lokale

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, me anë të një statusi në Facebook ka nxjerrë në pah lojën e pistë që po ndërmerr shteti ndaj bizneseve.

Fiskalizimi, që na është servirur si një e mirë, nuk është gjë tjetër por një barrë tjetër fiskale.

POSTIMI I PLOTË

Në kulmin e emergjencës, Kuvendi gjen kohë dhe meret me një projekt mjaft të diskutueshë, siç është ai i fiskalizimit.

Një projekt që dihet me siguri shtimi i kostove ndaj bizneseve dhe asgjë më shumë (në total, vitin e parë një biznes do të paguajë 960 – 1200 euro)

Një projekt që me gjasa ka të bëjë me një marëveshje të paracaktuar korruptive, ku “paguesit” kanë vënë afate dhe “të paguarit” nuk mund ta shtyjnë më.

Pasi nuk mund të shpjegohet ndryshe ky nxitim në një situtatë ku jo vetëm ata me shtëpi të shëmbur por dhe shumica e shqiptarëve nuk dinë ku janë e çfarë po ndodh.

Kuvendi duhej të mblidhej për emergjencën, rrishikim në themel të buxhetit, ulje drastike të shpenzime të lluksit që Rilindja i do aq shumë, ndalimin e çdo shpenzimi fasadë që shërben vetëm për video a foto në ERTV dhe pse jo, parashikimin e emetimit të një oblogacioni të veçantë, vetëm për emergjencën civile pas tërmetit.

Ky është rasti që qeveria mund të rrisë borxhin publik në shërbim të zgjidhjes së krizës.

Sa më shpejt të zgjidhet kjo situatë, më të vogla do të jenë kostot, edhe ato financiare!

#medialinenews