Paradoksi i Veliajt me Fake News dhe Tr(u)ee News

0

Paradoksi i Veliajt me Fake News dhe Tr(u)ee News

Erion Veliaj lêshoi mëngjesin e sotëm një deklaratë hakërruese ndaj medias se e kishin nxjerrë qëllimisht nga konteksti çështjen e vendosjes së taksës hyrêse në Tiranë.

Çudi. Habi. Paradoksale. Kur sheh e dëgjon deklaratë të tillë nga Bashkia Tiranë, e cila këto dy vitet e fundit ka qenë e përkëdhelura e mediave. Aq shumë sa emisionet investigative shkonin e gjenin “gropat” e rrugëve të bashkisë së Vangjush Dakos duke mbyllur sy, veshë e kamera para masakrës urbane që ka ndërmarrë Lali Eri, meqë i pëlqen t’a thërrasin kështu.

Çudi. Habi. Paradoksale pasi Lali Eri ka marrë hapësirë mediatike duke mbjell çdo ditë pemë. Madje kronika televizive në mediat kryesore kombëtare edhe për vetëm mbjelljen e një peme. Të tilla hapësira mediatike çdo kryebashkiak në një vend normal do duhet ti endërronte.

Të marra parasysh të gjitha këto Lali Eri iu hakërrye mêngjesin e sotëm. Nuk ishte thjeshtë deklaratë normale, por paralajmëruese se kêshtu mediat nuk e kanë në terezi. Andaj duhet të ndryshojnë linjë editoriale sepse lejet e ndërtimeve apo konçensioneve befas mund të anulohen. Dhe, si për dreq pa kaluar 48 orê nuk shkruan më njëri për kërkesat absurde të Kryebashkiakut të Tiranës.

Madje, aq të pafuqishme janë mediat, ato televizive, të shkruara dhe disa media online saqë nuk shkruajnë ndaj Bashkisë Tiranë me frikën e ndonjë gjobe. Madje, madje as kur Lali Eri merr guximin, sikurse soji rilindas bën çdo ditë, ti quajë Fake News.

Ja këtu do ndalemi ne Media Line News, portal i vogël por me integritet që deri më sot nuk na ka ndalur të themi atë që ne mendojnë se nuk është e drejtë. Lali Eri, siç ja ka ënda e kahershme ti thërrasin duhet ti thërrasê mendjes se ka vite që është futur në “trekëndëshin e lalit” midis Fake News, Tree News dhe True News. Për disa që do habiten ne po i shqipërojmë Lajme të rreme, Lajme me pemë apo pemësh dhe Lajme të vêrteta.

Në këtë “trekëndësh” Erion Veliaj shkon dhe qëndron në këndin që i shkon për shtat dhe nga atje thur lavde apo presione për mediat që nuk e përçojnë si duhet vendqêndrimin e tij. U mbushën edicionet informative dhe portalet me Tree News sa shkoi deri në mërzitje, bezdisje e mos më keq deri në mosndezje të televizorit nga frika e shfaqjes së Lali Erit me lopatë në dorë, veshur me çizme dhe udhëhequr nga propaganda manipuluese e masës. Pemë çdo ditë. Pëmë kudo në media, por kurrkund me sy të lirë. Pemë pa plan ndërsa strategji manipuluese gjeniale. Madje Lali Eri na shfaqesh në ekranet kombëtare duke mbjell pemë edhe kur shijonte pushime. Tree News kudo. Aq shumë sa kur mbillte tek tuk edhe ndonjë bashkiak tjetër menjëherë reagonin me togfjalëshin -” shiko na u bë edhe ky si Lali Eri”.

Por pemët mbilleshin, kullat gëlonin dhe shtëpitë shkatërroheshin të gjithë e kishin mendjen tek Tree News dhe jo True News. Do thoni ju, për një “e” qenka problemi? Jo, bëhet fjalë për tendera pa fund. Miliona euro qê dalin nga xhepat tonë dhe mbushin miqtë e Lalit. Bëhet fjalë për qytetarë të kësaj Republike Rilindase me emër Demokratike dhe qeverisje Diktatoriale. Bëhet fjalë për mijra familje që mundi, djersa dhe kursimet për ndërtimin e një banesë ja veniti fadroma e Lali Erit. Sa hap e mbyll sytë dhe media merrej me pagjymësinë e Balliut e Braimllarit. Idiotë, se ja do ênda dhe interesi të mos i nxirrni në lajme këto True News.

Media ka dalê jashtë qêllimit për të cilën krijohet dhe operon. Tani ajo merr direktiva dhe pêrcakton linjën editoriale sipas pêrcaktimit të Lali Erit, “Kryeredaktor” i 90% të mediave në vend. Ai thotë se kush janë Fake News, Tree News dhe True News.

Turp të keni që pranoni të jeni pjesë e “trekëndëshit” të Lali Erit ndërsa ju të nderuar qytetarë që na lexoni filloni e i mënjanoni këto media sepse do ta prekin rrênimin bashkë me Lalin e tyre.