Papergjegjshmeri totale, mjekja del nga operacioni për të ngrënë sufllaqe

0

Një videoskandal është publikuar në mediat online ku një punonjëse e personelit të QSUT-së ka dalë nga salla e operacionit me doreza në duar për të marrë sufllaqe.

Mesa duket çudirat në spitalet e Rilindjes nuk paskan fund, ku ushqimi bëhet më i rëndësishëm se jeta e një pacienti apo kushtet higjienike.

Qytetari denoncues shkruan se i ka bërë përshtypje sjellja e mjekes, pasi spitali duhet të jetë një vend i pastër, steril.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ. Sot në drekë rreth orës 13:30 te ‘Spitali Francez’, pjesë e QSUT më bëri përshtypje sjellja e një infermiereje a doktoreshe që doli nga salla e operacionit dhe mori sufllaqet që kishte porositur. Ndërkohë që ishte e veshur me doreza… Nuk e kuptoj se si ajo mund të hajë aty ku supozohet se duhet të jetë vendi më i pastër i gjithë spitalit…Sic mund ta shikoni, pasi merr sufllaqet ajo futet brenda sallës së operacionit dhe mbyll derën pas vetes. Faleminderit.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu propagandon për kushte më të mira higjienike e staf korrekt, por shiheni vetë se çfarë bëhet në spitalet e Ramës.

Por, në fund të fundit siç e thamë, sufllaqja ka rëndësinë e saj, madje edhe më të madhe se sa higjiena për pacientët që kërkojnë shërbime.