Aksident te tuneli i Elbasanit me dy të plagosur

Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve me Covid 19 në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit nga 77,993 testime janë konfirmuar pozitiv me Covid 10 800 raste të reja dhe kanë humbur jetën 348 persona.

Ndërkohë mediat bëjnë me dije se gjatë ditëve të fundit fatmirësisht ka ardhur duke u ulur numri i pacientëve me Covid në spital.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid në Itali ka shkuar në 2,166,244 persona mes të cilëve 75,680 pacientë kanë humbur jetën dhe 1,520,106 kanë fituar betejën me këtë sëmundje.