Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 qytetarë nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 711 raste të reja.

Numri i rasteve të reja të infektimeve vjen pas testimit të 1.633 mostrave. IKSHPK njofton po ashtu se në 24 orët e fundit, 721 pacientë janë shëruar.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me COVID-19 – deri më 21 nëntor, në Kosovë janë regjistruar 33.588 raste me koronavirus. Prej tyre, 904 pacientë kanë vdekur, ndërkohë 20.493 janë shëruar. Aktualisht në Kosovë janë 12.191 raste aktive.