Vazhdojnë me intensitet punimet në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit.

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi një video nga kantieri i rikonstruksionit të stadiumit të klubit verilindor. Kostoja e rinovimit të “Zeqir Ymerit” kap vlerën e 4 milionë euro dhe do të ketë një kapacitet prej 8 mijë vendesh.

Sipas projektit, stadiumi do të hapet në muajin nëntor të këtij viti.