Pamje të frikshme nga përmbytjet në Itali, uji merr para makinën

0

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë pothuajse të gjithë Italinë kanë sjellë probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve duke paralizuar shumë zona dhe duke sjellë edhe dëme materiale.

Në videon e mëposhtme, të publikuar nga gazeta italiane “Repubblica”, lumi Marangone është frymë se tepërmi nga prurjet e reshjeve në Civitavecchia dhe Santa Marinella, në rajonin e Lazios.

Uji i furishëm ka marrë përpara gjithçka, edhe një makinë siç shihet në video. Stuhia detare në Santa Marinella ka bërë që deti të dalë deri lart në plazhe.