Mbi 50 të vdèkur dhe 2200 të plágosur në Beirut, ndersa vendasit po e krahasojnë me Hiroshimën. Spítalet jashtë kapaciteteve (Fotot që pùshtuan mediat botërore)

Është tragjik bilanci i pasojave të shpërthimit të fuqishëm në Liban, ku deri më tani sipas Kryqit të Kuq në këtë shtet, kanë ndërruar jetë të paktën 50 persona dhe janë plagosur mbi 2200 të tjerë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Beirut, kryeqendrën e Libanit ku edhe ndodhi shpërthimi, spitalet janë jashtë kapaciteteve ndërsa situata paraqitet tepër e rëndë dhe në kaos.

Shpërthimi ishte aq i zhurmshëm sa njerëzit munden ta dëgjonin atë në Qipro.

Spitalet bëjnë thirrje për dhurim gjaku dhe Gjysmëhëna e Kuqe Libaneze dërgoi një paralajmërim për pedagogët, duke u bërë thirrje atyre të nxitojnë për të shkuar në ndihmë në qendrat shëndetësore.