Protestues nga Elbasani, Korça dhe rrethet e tjera të këtyre dy qarqeve janë mbledhur në Elbasan tek kryqëzimi i Bradasheshit duke bllokuar të gjitha akset kryesore rrugore.

Ata kanë djeguer edhe disa goma makinash në mes të rrugës ku kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar largimin nga drejtimi i qeverisë të Edi Ramës.

Në këtë zonë marrin pjesë –dh-deputetët e opozitës midis të cilëve janë, Esmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli.