Ndersa globi kercenohet nga virusi vdekjeprures shume qeveri kane marre masa qe popujt e tyre te mos vuajne per ceshtje jetike. Keto dite kane vene jo pak ne veshtiresi mjaft familje, te cilet ndodhen ne kufijte e mbijeteses. Edhe ne Elbasan situata paraqitet mjaft e veshtire per shtresat vunerabel. Ne lidhje me braktisjen qe u ka bere shteti ka reaguar edhe kreu i PD Eugen Isaj. Sipas Z Isaj paga e luftes nuk eshte gje tjeter cecse nje bllof i qeverise.

Të nderuar qytetarë,

Situata e krijuar nga koronavirusi e ka rënduar akoma më shumë gjendjen ekonomike dhe financiare të familjeve në bashkinë e Elbasanit. Këto pasoja po i vuajmë të gjithë , por më të vështirë e kanë natyrisht familjet në nevojë, të moshuarit, romët dhe të gjitha kategoritë që i kanë sytë nga shteti.

Nga ana tjetër, biznesi i vogël me aktivitetin e të cilit mbahen qindra e qindra familje, ka rënë në kolaps dhe vështirë se do ta marrë veten. Kjo kategori gjithashtu nuk ka asnjë të ardhur as për familjet e tyre dhe as për të punësuarit.

E ashtëquajtura “pagë e luftës” po del bllof, pasi nga lista e gjatë prej 140 aktivitetesh të ndryshme do të përfitojnë vetëm 20-30 prej tyre. Pra pjesa tjetër do të „ngrohen në diell“ pasi nuk do të kenë kompensim page siç është trumbetuar. Dhe me përmirësimin e situatës edhe taksat kanë për ti mbledhur një më një. Këshilli monist dhe i emëruari i bashkisë akoma nuk kanë marrë asnjë vendim për heqjen për të paktën tre muaj të tarifave dhe taksave lokale për biznesin tek ne!

Por përtej kësaj, le të ndalemi në situatën më emergjente që është krijuar. Aktualisht qindra, në mos mijëra familje në bashkinë e Elbasanit kanë nevojë për ndihmë. Kjo e kushtëzuar edhe nga varfëria e trashëguar nga qeverisja e Rilindjes. Pensionistët, romët, familjet në nevojë janë në pragun e mbijetesës pasi në shtëpitë e tyre tashmë nuk gjen edhe një kilogram miell. Mirëpo edhe këtë situatë “rilindasit” nuk harrojnë ta përdorin për qëllime propogandistike. Gjatë këtyre ditëve kemi parë episode të reklamuara në media e rrjete sociale gjoja me operacione humanitare duke u shpërndarë ndihma të varfërve në qytet e fshat. Por edhe nëse ka ndodhur ndonjë episod i kësaj natyre a mendoni se një qese me ushqime i siguron mbijetesën këtyre familjeve.

Thonë që kanë lënë numra kontakti. Por mjaft pensionistë dhe qytetarë na janë shprehur se askush nuk u përgjigjet, se janë në mëshirë të fatit për ushqime e ilaçe. Nuk është nevoja të zgjatem. Ju po e shihni, po e prekni dhe po e vuani këtë realitet.

Duke përfituar nga ky rast ju uroj shëndet e të mira në familjet tuaja. Të ruajmë njëri tjetrin dhe sa më shumë solidaritet dhe ndihmë shtresave në nevojë! Faleminderit 🙏🙏🙏