Oriola Marashi

Oriola Marashi është padyshim një ndër modelet më të suksesshme shqiptare. Modelja merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj, ndërkohë që së fundmi është komentuar edhe për shkak të lidhjes me futbollistin Eros Grezda.

Modelja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto mjaft provokative. Së fundmi, ajo ka postuar disa foto ku pozon e veshur me bikini. Oriola ka ditur edhe njëherë si të tërheqë vëmendjen me format e saj bombastike.

“Fire on fire”, ka shkruar modelja krahas fotos, teksa ka pozuar afër një zjarri. Ndërkohë, kanë qenë të shumta dhe komentet e miqve dhe ndjekësve. “Fenomenale” ka shkruar një ndjekës.