Reforma zgjedhore: Këshilli politik pranë dakordësisë

Opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit Politik  që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00.

Në një shkresë drejtuar përfaqesuesit të maxhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri opozita e bashkuar ka shprehur qëndrimin e saj.

“Punë në mirëbesim dhe respektim i 2 marrëveshjeve”, janë dy kriteret e opozitës për të vijuar punën.

‘Paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore si pjesë e marrëveshjes, listat e hapura 100%, rishikimi i rregullave të lojës 5 muaj para zgjedhjeve’, janë të gjitha argumentat e opozitës para mbledhjes.

Mbledhja e Këshillit Politik që pritet të zhvillohet ditën e sotme, është kërkuar nga Partia Socialiste. Përfaqësuesi i PS në Këshill, Damian Gjiknuri iu ka nisur një letër palëve Oerd Bylykbashit, Petrit Vasilit e Rudina Hajdarit, ku kërkon që të jenë në Këshill për të diskutuar në lidhje me hapjen e listave.