Rama shfaqet në gjendje skandaloze para mediave

Çoç më kap një neveri e pambarimtë kur mendoj për rilindjen dhe sektin politik që ka kaplluar këtë vend prej vitesh. Dikur, jo shumë larg, në vitin 2013 ishte nje alternative e “dyshimte” që mund të sillte fundin e këtij tranzicioni të pafundëm. E këto dyshime te kahershme kthehen në makthe aktuale.

<span;>Ka qeverisur Berisha, Nano, Majko, Meta por nuk kam ndjerë kaq neveri për një qeveri. Dhe burimi i kësaj neverie të pambarimtë vjen nga veprimtaria e përditshme e këtij sekti. Nga instancat më të larta e deri tek punonjësi më i thjeshtë i kësaj administrate janë kthyer në uzurpator të paaftë zyrash shtetërore dhe në shushunja gjakpirëse të pangopura ndaj këtij populli. Kjo falë këtij sekti rilindas, i ardhur me qëllim e mision të përcaktuar, ku diku me pazare e me tepsi ka 7 vite e kusur që po na e neverit qëndrimin ne këtë vend. Kur flas për veten, marr përsipër te ndaj edhe mendimin e shumë tavolinave të kafeve që jam pjesë dhe çoç dëgjoj të flitet. Edhe kur më thonë që në 7 bashki të qarkut Elbasan ka një kryetar universal bashkie, T.B- ja. Nuk dua me ja përmend emrin sepse do me duhet te nxjerr jashtë këtë pak ushqim që konsumova këtë mëngjes herët ndërsa shkoja në punë. Ndjesë për banalitetin dhe gjuhën e rëndomtë, por vetëm kështu mund ti drejtohesh një sekti të rendomtë, të paaftë, mashtrues, korruptues, hajdutësh dhe të paudhë. Dhe, kujdes se të paudhë po bëjnë edhe te ardhmen e këtij vendi.

<span;>Dhe, ndersa murmurisja me vetën duke “lëvduar” paudhësin e të paudhit më vjen në mendje E.P-ja. Fjalimet  hiperbolizuese e kesaj anëtarje të sektit, janë neveritja më e madhe ndaj këtyre dy- urzurpuesve, se pari të vendit e së dyti të partisë Socialiste. Çdokënd, qesh dhe zgërdhihet me fjalimet, e E.P-s me superlativa duke u kthyer në një vemje të shëmtuar deri në budallallik të servilizmit te pakushtëzuar për ulësin në zyrën me muret me flutura. Ndjesë për fluturat. Jua kuptoj “dhimbjen” që do duhet të bashkëjetoni prej vitesh dhe të dëgjoni gomarlliqet e njeriut mbi 2.0 metra.

<span;>Por, neveria më e madhe, e cila fillon dhe nuk ndalet, ashtu sikurse mjerimi, varfëria, vuajta, lotët dhe deshperimi që ka strehuar prej vitesh shqiptarët. Ku çdo ditë u serviret si “supa e mjerimit” demagogjia, propaganda e zezë dhe premtimet e paskrupullta për daljen nga ky batak mjerimi. Por, neveria arrin kulmin, kur PPP-të gjakpirëse që në ngjizje për çdo embrion e deri në frymarrjen e fundit, na serviret si “trileçe”. Imagjinoni kur na ështe neveritur edhe trileçja!

<span;>E teprova! Po bëhem i pakuptueshëm! E di. E di se edhe vetë nuk po e kapërdij. Por, jo më kot. Gjysh, gjyshe, baba, nënë, vëlla i madh, motër e madhe, komshi ne të majtë hallexhi i papunë dhe ti komshi në të djathtë, kryetar sekti me 12 punë me faqe buçko që të shëndrisin tepër nga makutëria, ju lutemi ndaleni këtë neveri. Ndaleni se spo arrij të shijoj asgjë! Mos ja neveritni edhe brezit të ardhshëm. Lereni largpamësinë dritshkurtër e të paudhë të mbyllur në vendin me të errët, dhe ejani bëhemi bashkë ta  mposhtim këtë qeveri vemje e neveritshme!