Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, Olta Gixhari ka qenë e ftuar në programin për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’.

E pyetur nga Alketa Vejsiu nëse e ka gjetur fatlumin në jetën e saj, aktorja ka treguar se po. Më tej ajo ka pohuar se një prej unazave në duar ishte prej njeriut të zemrës së saj, duke i befasuar jo pak spektatorët edhe teleshikuesit.

Ky moment është duartrokitur nga të gjithë spektatorët, ndërsa Olta nuk ka fshehur dëshirën që në të ardhmen të ketë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Kujtojmë se muajt e fundit Gixhari ka udhëtuar shpesh në destinacione të ndryshme, duke ngjallur dyshime tek të gjithë ndjekësit e saj.

Siç duket ajo ka vendosur që pas kaq kohësh të flasë për herë të parë publikisht lidhur me statusin e saj në jetën private.