Këtë të mërkurë një ndër të ftuarit në emisonin ‘Soiree’ me Jonida Shehun ishte këngëtari i njohur Xhavid Dedaj. Ai ka treguar të reja që nuk kishim ditur e mes të tjerash edhe ka performuar në studio.

Të gjithë jemi të mendimit se një këngëtar, ka para mjaftueshëm për jetesën madje për një jetë luksoze. Por mesa duket jo gjithmonë ndodh kështu dhe këta na e ka treguar Xhavidi në studio. I pyetur nga Jonida se sa para fiton nga muzika që bën, ai është shprehur se nuk fiton mjaftueshëm.

“Të them të drejtën fare, mendoj fundin e muajit, i paguaj dritat, s’i paguaj. Se kur ulemi ne në tavolinë, thonë ‘o ky ka qenë në dasëm, ka lekë’ edhe qërasim ne. Por kur vjen fundi i muajit ikin ato. Ne nuk jemi këngëtarë të famës, ne jemi këngëtarë që bëjmë punën, jemi këngëtarë të popullit”, është shprehur Xhavidi.