Nuk kanë fund problemet te Flamurtari. Vazhdojnë largimet e futbollistëve

0
Nuk kanë fund problemet te Flamurtari. Vazhdojnë largimet e futbollistëve

Nuk kanë fund problemet te Flamurtari. Vetëm pak ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Luftëtarit në të cilën kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e parë, 2 lojtarë janë larguar nga kuqezinjtë për shkak të problemeve financiare. Bëhet fjalë për boshnjakun Semir Bajraktareviç dhe mbrojtësin grek Sarris.

Dy lojtarët e mësipërm kanë prishur kontratën me klubin dhe janë larguar menjëherë nga Vlora. Shkak janë bërë problemet financiare dhe fakti që nuk kanë marrë asnjë lek që kur janë bërë zyrtarisht pjesë e skuadrës kuqezi.

Në këtë mënyrë problemet për trajnerin Birçe për të hedhur në fushë një 11-she të denjë që mund të përfaqësojë siç duhet fanellën e Flamurtarit në këtë kampionat.