Reperi i njohur shqiptar, Noizy ka ndarë sot me ndjekësit e tij në Instagram lajmin e bukur se pritjes së ëmbël të së motrës i ka ardhur fundi. Ai është bekuar për herë të dytë nga Anisa por kësaj radhe me një nip. “Daja për herë të dytë”, shkruan Noizy ndërkoh që zbulon edhe buqetën e madhe me lule blu duke treguar njëkohësisht edhe gjininë e bebit.

Noizy gjithmonë na ka treguar se familja është gjëja më e shtrenjtë për të dhe se motra e tij është pika më e dobët e reperit.