Njhuni me makinen me te shpejte ne bote

Bota e makinave sportive ka një mbret të ri shpejtësie. SSC Tuatara është makina më e shpejtë në botë, pasi arriti në rrugë një shpejtësi prej 508,73 km/h, duke thyer kështu rekordin që mbahej nga Bugatti Chiron (490,484 km/h), rekord i regjistruar në pistë.

Ajo është prodhim i SSC North America dhe ka një motor V8, 5.9 litra. SSC Tuatara bëri vajtje-ardhje një rrugë 10 km të gjatë, duke shënuar shpejtësitë 484,53 km/h dhe 532,93 km/h, për një mesatare prej 508,73 km/h, që do të jetë shpejtësia e regjistruar si rekord.

Pas regjistrimit të rekordit, piloti Oliver Ëebb tha: “Makina mund të jepte edhe më shumë nëse do të ishin kushtet e favorshme. Era na pengoi të ishim edhe më të shpejtë”