Jemi tri javë para fundit të vitit dhe në shumë media kanë nisur “aplikimet” për të zgjedhur njeriun e vitit 2019.
Së pari, unë do të sygjeroja se kush nuk mund të jetë njeriu i vitit.
Mos guxoni të nxirrni njeriun e vitit ndonjë politikan apo zyrtar të lartë.
Mos guxoni të nxirrni ndonjë ndërkombëtar që na ka ndihmuar për reformën në drejtësi.
As ndonjë këngëtare a këngëtar, që është përlotur kur ka parë viktimat e tërmetit.
Akoma më shumë, mos guxoni të nxirrni ndonjë nga këta bamirësit televizivë, që hiqen si shenjtorë teksa përqafojnë njerëzit e varfër, kur u dhurojnë dhuratat e të tjerëve dhe që shndërrohen në sipërmarrës me paratë e dhuruesve.

Nëse dikush do të më pyesë, këtë vit mendoj se njeriu i vitit duhet të jetë një Qen, ai që ndihmoi aq shumë në shpëtimin e njerëzve nën rrënojat e tërmetit.
Ndonjë njeri nuk shikoj të ketë merita për këtë vend. Mëkatarë po, ka sa të duash!

Ose, nëse duhet të jetë patjetër gjallesë njerëzore, atëherë “ai” është populli shqiptar, në Shqipëri, Kosovë e kudo ku jeton, që hoqi rrobat e veta, i futi në qese dhe i dorëzoi për bamirësi pa bere asnje foto per ta hedhur ne rrjetet sociale.

Ky është propozimi im. Kush është dakord ta shpërndajë!

Nga Mentor Kikia