Një tjeter vend bllokon aplikacionin TikTok/ Paraqet rrezik

India e ka bllokuar TikTok-un, pasi sipas saj ai dhe aplikacione të tjera kineze, të cilat gjithashtu i ka bllokuar, paraqesin një kërcënim për sovranitetin dhe integritetin.

Javën e kaluar, Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo tha se edhe Shtetet e Bashkuara po mendonin ta bllokonin aplikacionin.

Kjo pasi politikanët druhen se TikTok u vjedh të dhënat përdoruesve dhe ia kalon ato qeverisë kineze, e cila mund të spiunojë në këtë mënyrë qytetarët e SH.B.A-ave.

Pas deklaratës së Pompeo-s, TikTok lëshoi një deklaratë pasuese, ku thuhej:

“Ne nuk kemi përparësi më të madhe sesa promovimi i një përvoje të sigurt për përdoruesit tanë. Asnjëherë nuk ia kemi siguruar të dhënat e përdoruesve qeverisë kineze dhe as nuk do ta bënim këtë gjë nëse kërkohet.”