Një këngëtar shqiptar do të përfaqêsojë Zvicrën në Eurovision

 

Ndodh për të parën herë që Zvicra do të përfaqësohet në Eurosong nga një këngëtar me prejardhje shqiptare.

Prej më shumë se një dekade, Zvicra ka zgjedhur një këngë franceze për garën e eventit të madh muzikor europian. 21-vjeçari Gjon Muharremaj, me këngën e tij “Répondez-moi”, u zgjodh nga një panel me 100 anëtarë dhe një juri ndërkombëtare që përfshin 20 ekspertë të muzikës.

Tema e këngës është shumë personale për këngëtarin shqiptar dhe është gjithashtu universale dhe flet për të gjithë.

Gjoni Muharremaj i është kushtuar muzikës që në moshë fare të vogël. Ai e përloti gjyshin me interpretimin e këngës “Can’t Help Falling in Love” të Elvis Presleyt si një nëntëvjeçar. Nofka e artistit rrjedh edhe nga kjo përvojë: “Gjon Tears (Lotët e Gjonit)”.

“Pavarësisht nga gëzimi, trishtimi apo melankolia – unë dua t’i prek njerëzit me muzikën time në çdo mënyrë të mundshme”,- thotë këngëtari tani 21-vjeçar.

Gjyshi i Gjonit, i cili ka rrënjët shqiptare, u zhvendos e regjistroi nipin e tij në konkursin e talenteve “Albanian Got’s Talent” në vitin 2010. 12-vjeçari i atëhershëm doli i treti në konkurs.

Një vit më vonë, ai arriti në gjysmëfinale në ekuivalentin zviceran të “Got’s Talent” të Zvicrës dhe arriti në gjysmëfinalen e “The Voice of France” në vitin 2019.