Një i paburrë që vërdalliset ekraneve

Nga të gjitha pamjet që t’i vrasin sytë, pamja më e fëlliqur është pamja e një burri të paburrë.

Një burrë i paburrë, e trajton imazhin e një gruaje si objekt seksual.

Një burrë i paburrë, numëron gotën e
” eau de vie” të një burri tjetër.

Një burrë i paburrë, nuk e di se burrëria nuk matet me klithma, por me fjalë të vëna në kandarin trunor.

Një burrë i paburrë, ngulmon të vetëshpallet ithtar i dijes, ndërkohë që është dëshpërimisht ithtar i mediokritetit dhe i rrugaçërisë.

Një burrë i paburrë vërdalliset ekraneve dhe ky është kryeministri ynë.

Post Scriptum- Me cilësorin ” i paburrë” nënkuptoj mungesën e karakterit. Çdo mungesë tjetër nuk hyn në zonën e interesit tim, në cilësinë e një taksapagueseje.

Elona Caslli